Skandali në Gjirokastër, emigranti me COVID-19 mund të ketë infektuar dhjetra njerëz

Pavarisht se ishte një ndër vendet e pastra nga COVID-19, Gjirokastra ka mundësi të kthehet në një vatër për COVID-19 për shkak të një emigranti shqiptar nga Fieri të kthyer këto ditë në vendlindje.

Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Gjirokaster, u ka marre para 1 ore, tampona 25 personave te gjithe me banim ne qytetin e Gjirokastres.

Mes tyre rezulton komplet turni i policeve dhe kontrolloreve te Policise Kufitare te Kakavijes, inspektoreve te NJVKSH te instaluar ne Kakavije, 2 sanitareve, 3 infermiereve, si dhe gjithe kontakteve te mundshme qe kane pasur keto te fundit.

Duket se Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Gjirokaster, po vuan pasojat e papergjegjshmerise se treguar nga NJVKSH te Permetit e cila nuk mori tamponet ne momentin fillestar tek 26 emigrantet qe u karantinuan ne datat 16-17 prill ne Hotel RIVER ne gryken e Kelcyres.


Shtuar 24.04.2020 20:38