S’ka më plazhe private! Rama tregon sesi do të veprohet me plazhet: Pa salltanete

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me sezonin veror, duke bërë të ditur se këtë vit do të ketë më shumë plazhe publike sesa private.

Përmes një komunikimi live në Facebook me qytetarët, Rama tha se në këtë mënyrë do të ketë më shumë hapësirë për qytetarët.

Kreu i qeverisë theksoi se do të ketë edhe plazhe private, teksa tha se do të gjendet edhe një zgjidhje për plazhet e populluara.

“Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët apa iu dalë përpara një njeri me hu në dorë që kjo është ‘ronë e nxanun’.

Por duke zgjedhur hapësirën në plazhin publik. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendet një zgjedhje.

Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shazllone që s’të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve”, tha ai.


Shtuar 15.05.2020 17:22