Si u arrestua “truri”, shqiptari që shpërndante drogën e të pasurve në Mykonos

Pas një operacioni të madh të organizuar nga policia greke në Mykonos, përfundoi në pranga edhe një 37 vjeçar i konsideruar “truri” i grupit kriminal që furnizonte me drogëra të forta ishullin e famshëm grek Mykonos.

“Ethnos” shkruan se bashkë me kokainën dhe lëndët e tjera narkotike, policia ka sekuestruar edhe një drogë të re, e quajtur TUCIBI dhe e njohur si droga e të pasurve.

Lënda me efekt qetësues kohët e fundit filloi të qarkullojë gjerësisht në radhët e përdoruesve që i përkasin të ashtuquajturës shoqëri e lartë, e trafikuar te klientët e zgjedhur nga grupit i organizuar prej 37 vjeçarit shqiptar, të cilit iu sekuestruan edhe 180,100 euro.

Ky grup ishte shumë i organizuar dhe përveç “TUCIBI”, ai furnizonte të varurit nga droga në ishull me lloje të ndryshme droge, të cilat i trafikonte në sasi të mëdha. Përveç 37 vjeçarit, në pranga përfundoi edhe një 35 vjeçar grek, i cili u arrestua pas një transaksioni droge me drejtuesin e rrjetit.


Shtuar 9.09.2020 21:21