KOSOVË/ Burri plagos gruan me thikë, dyshohet se e goditi të paktën 10 herë

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen brenda familjes ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja a ndodhur në Skënderaj.

Një grua dyshohet se është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre,

Sipas informacioneve nga mediat vendase, burri dyshohet se e ka goditur të paktën 10 herë me thikë, gruan e tij në pjesë të ndryshme të trupit.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje por mësohet se gruaja ka mbetur e plagosur, ndersa burri është arrestuar nga policia.

Po punohet nga organet hetimore për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


Shtuar 9.09.2020 21:14