Si rrallë herë më parë, Gramoz Ruçi shkrihet së qeshuri pranë ambasadores Kim

Ditën e sotme u zhvillua një takim mes kryetarit Gramoz Ruçi dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas Kuvendit ambasadorja dhe Ruçi kanë folur lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe integrimin e vendit.

“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.

Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese.

Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja”, njofton Kuvendi. /albeu.com/


Shtuar 28.05.2020 11:20