Shpërthimi i lokalit në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin

Një lokal pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka shpërthyer ditën e sotme qëllimisht me lëndë plasëse.

Momenti kur autori ka lënë aty pakon, është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas pamjeve filmike autori ishte me kostum sportiv dhe kapuç dhe u largua në këmbë pasi hodhi lëndën plasëse shkruan bë.

Në pamjet është parë autori teksa lë pakon brenda rrethimit të lokalit dhe largohet. Ndërkohë pista që po hetohet është konkurrenca.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit”, tha Policia.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.


Shtuar 11.06.2020 07:22