“Shpërthen” përsëri vatra e koronavirusit në Krujë, infektohet dhe Fushë-Kruja

Tr raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Krujë.

Mësohet se në total, janë kryer 39 teste dhe ka rezultuar pozitiv 1 rast në Fushë- Krujë dhe 2 të tjerat në Krujë.

Me 3 rastet e reja shkon në 122 numri i të prekurve në total në Krujë, megjithatë kjo shifër pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor.


Shtuar 7.05.2020 08:14