Shpallja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, Ministri për krizën e koronavirusit e mëson nga Fevziu

Arben Ahmetaj është ministri përgjegjës për situatën me koronavirusin në Shqipëri. Si personi përgjegjës ai duhet të jetë i informuar për çdo zhvillim që ka të bëjë me përballimin krizës, siç janë vendimet e qeverisë, ligjet, aktet nënligjore, etj.

Megjithatë, të paktën një herë duket se Ahmetaj nuk ka qenë në dijeni për dhe kjo pikërisht për shpalljen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.

Kryeministri Rama e paralajmëroi këtë në Abc News përballë Endri Xhafos dy ditë më parë.

Vendimi për të shpallur gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore u publikua mbrëmë në Fletoren Zyrtare dhe Ahmetaj e mori vesh vetëm kur Blendi Fevziu ia nxorri para LIVE në emision.


Shtuar 25.03.2020 09:18