Blogerja Alba Danaj ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm me Jonida Maliqin, që prej dy ditësh është kryefjalë e mediave rozë.
Në një prononcim Danaj ka rrëfyer të gjithë zanafillën e përplasjeve me Jonida Maliqin, sipas versionit të saj. Blogerja shprehet se këngëtarja i detyrohet 1500 euro, para të cilat ia ka marrë hua dhe prej muajit maj të vitit 2019 nuk ia ka kthyer.
Alba shton se përveç parave, Maliqi i ka marrë edhe një çantë të shtrenjtë të një prej markave luksoze, të cilën as nuk e ka kthyer dhe as nuk i ka dhënë paratë për produktin.
“Nuk e prisja të bënte kaq zë dhe nuk doja këtë lloj debati me askënd por situata s’është vetëm për çështje borxhi, aty ka më shumë. E gjithë kjo ka ndodhur vjet në maj të 2019-s.
Më vjen keq që arriti në këtë pikë por unë u trondita dhe u keqtrajtova në periudhën më të vështirë dhe delikate që një grua kalon që është ajo e shtatzënisë.
Pavarsisht faktit që kishte kaluar mëse 1 vit që Jonida më shmangej dhe nuk më kishte larë detyrimin e saj unë prap në menyrën më të rregullt i shkruajta një mesazh duke i kërkuar të më dërgonte në llogari shumën që më kishte borxh. (mbi të tjera një nga çantat kishte 1 vit që e përdorte.
Jo vetëm që mora një përgjigje që as që bëhej fjalë të më paguante por hajde merr edhe çanten dhe më jep 1000€ që t’i kam dhënë shkruante, ku në fakt i duhej të më jepte edhe 1500€ (vërtet se janë shuma qesharake).
Përsëri më shumë gjakftohtësi i thashë mbaje dhe çantën edhe lekët se unë s’mund ta ul veten për një shumë kaq qesharake,”- tregon fillimisht blogerja Alba Danaj.
Më tej, Danaj shton se pas kësaj bisede, nga ana e Jonida Maliqit kanë filluar mesazhet që sipas blogeres nuk kishtin të bënim fare me temën.
Madje Alba shton se këngëtarja ka arritur deri në atë pikë sa e ka mallkuar për fëmijën, të cilin priste ta sillte në jetë.
“Filluan bombardime mesazhesh që nuk kishin të bënin aspak me këtë temë, mbi të gjithë duke më zënë në gojë pjesëtar të familjes time dhe fëmijën që kasha në bark. Nuk mund të bëja ndryshe veçse ta bllokoja kudo pasi nuk kishin të pushuar mesazhet.
Çdo gjë ia fal, gjërat material s’më hyjën në sy. Të më kishte lënë me aq s’do isha marrë kurrë me të, të më kishte thënë si shoqe, ‘nuk i kam mundësitë’, do ia kisha falur me gjithë shpirt por të më prekësh aty ku nuk mban më, tek fëmijët, jo. Atë, as e fal, as e harroj.
Të gjitha këto unë i kam me prova, nuk janë fjalë. Kam heshtur deri tani për arsye se s’kam dashur të mërzis veten sepse kam gjëra shumë më të bukura në jetën time. Unë jetoj prej më shumë se 20 vite jashtë Shqipërisë dhe gjithashtu kam edhe një jetë ku jam e lumtur me familjen time.
Lekët nuk kanë rëndësi për mua, ajo çfarë më ka rënduar më tepër është mallkimi i fëmijës që kisha në bark,”- shton Danaj.
Blogerja Alba Danaj u shpreh gjithashtu se zotëron materiale dhe prova për të ngritur një çështje zyrtarisht dhe ligjërisht por që ka shpresuar që gjithçka të mbyllej mes tyre.
“Nga ana legale kam mundësi dhe prova plot dhe po fakti që unë çdo “luxury item” (produkt luksi) që e kam, e kam të siguruar dhe gjithashtu të regjistruar në sistem që më përket mua. Kam shumë material për të krijuar një çështje, por sinqerisht s’e kam marrë atë mundim sepse nuk ia vlen.
Ajo le ta marrë po të dojë, unë jam gati. Sinqerisht nuk kam nevojë për këtë dramë por shpresoj të ngelë me kaq. Ajo po të dojë le të merret me këtë gjë. Jam këshilluar me avokatin tim këtu dhe çdo mesazh do e përdor në rrugë legale dhe jo mediatike. Nuk dua të merrem më me këtë temë kaq banale,”– përfundoi Alba./Dosja.al