Shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania”, kapet 19 vjeçari

Policia e Tiranës ka mundur të arrestjë një tjetër person i cili k dëmtuar stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit:

F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkoh, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Shtuar 25.02.2020 13:42