Sherri për kamerat e sigurisë, merret vendimi për 25 vjeçarin që vrau krushkun

Policia ka arrestuar 25 vjeçarin i cili të mërkurën e 29 prillit, vrau krushkun e tij për shkak se kamerat e sigurisë filmonin në shtëpinë e tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje” për Jurgen Lecin.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, Vlorë, pranë një karburanti, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. L. ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 60-vjeçar B. M., i cili si pasojë humbi jetën në spital.


Shtuar 6.05.2020 08:41