Sherr me thika në Tiranë, parandalohet tragjedia

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

Gjashtë burra, janë përfshirë në një konflikt të çastit në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive të dobëta, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia ka arrestuar shtetasit B. S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thikë) që përdorën autorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.06.2020 13:27