SHBA nuk u ndahet politikanëve shqiptarë: Të përgjigjen përballë korrupsionit!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar qëndrimin e saj në sinkron me atë të Komisionit të Venecias për luftën kundër korrupsionit.

Juri Kim shkruan në Tuiter se udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre përballë korrupsionit.

“Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet & udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre, për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen & për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë.”

“Komisioni i Venecias: Një Mundësi për të Ecur Përpara”, shkruan Ambasadorja amerikane.


Shtuar 25.06.2020 16:05