Shahini tregon kur do të zgjidhen drejtuesit e universiteteve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar se më datën 8 maj do të zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve publike.

Përmes një konference për shtyp, Shahini ka bërë me dije se fushata fillon më 9 prill dhe çdo kandidat duhet ta nisë 60 ditë parë

Sipas Shahinit, risi këtë herë është se kandidat duhet të jenë persona me integritet të lartë.

‘Në maj skadon mandati i drejtuesve të universiteteve publike. Data 8 maj 2020, fushata fillon më 9 prill të këtij viti. Konkurentët duhet të fillojnë fushatën 60 ditë përpara.

Ajo që është risia kësaj radhe është se kam kërkuar që kandidatët duhet të jenë persona me integritet të lartë akademikë. Unë pres që ky element të jetë i përfshirë edhe në universitete. Të legjitimojnë gradat dhe titujt akademikë Në dhjetor kemi përzgjedhur platformën dhe duam që praktika antipalgjiatur të zbatohet edhe tek studentët dhe pedagogët.

Ministria ka blerë qasje në platformen e kontrollit antiplagj, do tëtestohet me keto kandidatë. Në varesi të testit do blejmë qasje me pas dhe për studentët e pedagogët. Doktoroaturat, është mbyll baza ligjore. Universiteti aplikon në ministri për programin e studimit. Te njëjtat kritere për gradën”, u shpreh Shahini.


Shtuar 14.01.2020 10:47