“Sekseri i Berishës” Damir Fazllic shkon në Amerikë të dëgjojë Ramën për KÇK-në (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka nisur një “fushatë” të fuqishme për të prezantuar strukturën ANTI- KÇK, e cila ka për detyrë të luftojë pasurinë kriminale në Shqipëri.

Së fundmi Rama gjatë një vizitë në SHBA, foli gjërë e gjatë rreth kësaj strukture, duke theksuar rëndësinë e saj.

“Të gjithë ata që janë dënuar për trafik narkotikësh, qëniesh njerëzore, veprimtari që lidhen me terrorizmin apo vrasje dhe një sërë krimesh të rënda duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi apo automjetet vijnë nga puna dhe jo nga veprimtari e paligjshme.

Policia duhet të raportojë bazuar mbi një listë të mbyllur sepse ka një listë të personave të inkriminuar”, tha Rama.

Mes dëgjuesve në sallë, ku Rama po bashkëbisedonte në lidhje me këtë strukturë, zhvillimet politike në vend apo edhe për negociatat, ishte edhe Damir Fazlliç.

Ai qëndron në rresht të dytë dhe dëgjon me vëmendje gazetarët që pyesin dhe kryeministrin Rama që përgjigjet.

Partia Socialiste kur ishte në opozitë e ka konideruar Fazlliçin mik të ngushtë tëi sh-kryeministrit Sali berisha.

Por kush është Damir Fazlliç dhe lidhja me Sali Berishën:

Fazlliç i prezantoi Berishës ish-drejtorin e sigurisë së brendshme të SH.B.A, Tom Ridge. Duke fituar 500,000 dollarë në një vit, Ridge zbuti marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Tiranës, ndihmoi Shqipërinë në anëtarësimin në NATO dhe qe këshilltar kyç në çështjet ekonomike, të tilla si nënshkrimi i një kontrate të debatueshme për ndërtimin e një rruge me kompaninë amerikane Bechtel. Fazlliç pretendon se ai nuk mori asgjë për punën e tij krahas BGR dhe Ridge në Shqipëri. Boshnjaku thotë se ai vijon të “bëjë biznes” me Ridge, të cilin e përshkruan si një “mik shumë të shtrenjtë”. /albeu.com/


Shtuar 6.02.2020 15:27