Rudina Hajdari braktis bllokun e Murrizit, formon parti të re më vete

Rudina Hajdari nuk do t’i bashkohet grupit të Murrizit për të formuar një parti të re.

Albeu.com mëson se Hajdari do të formojë një parti më vete me nismën “Thurje” duke mos iu bashkuar Myslym Murrizit dhe grupit të tij.

Hajdari është kthyer në Tiranë pas pushimeve në SHBA duke iu përkushtuar ngritjes së partisë së re.

Ajo u sulmua ashpër nga PD kur vendosi të mos digjte mandatin e deputetes duke krijuar një frymë të re opozitare në Kuvend. /albeu.com/


Shtuar 4.09.2020 11:42