“Rrezikojmë 18 mijë të vdekur”, Rama përgjigjet për deklaratën e fortë

Në nisje të pandemisë së COVID-19, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë e cila fliste për rrezikun e 18 mijë vdekjeve.

Gjatë një interviste në Syri TV, Rama u shpreh se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti duke pretenduar se ka cituar një ekspert.

Peka: Keni thënë se, po të mos isha unë mund të kishte deri në 18 mijë vdekje? Më pas e keni përgënjeshtruar…

Rama: Kështu është kur i nxjerr jashtë kontekstit. Sepse e kam shpjeguar. Po ta zgjasni pak filmin do ta gjeni se e kam shpjeguar gjithmonë.

18 mijë të vdekur ka qenë një projeksion katastrofik i bërë nga një ekspert shqiptar në studion e Fevziut. Meqënëse e doni edhe me adresë, e Fevziut. Ai ka folur për 18 mijë të vdekur. Një ekspert shqiptar që nuk është as i partisë.

Përkundrazi nuk ka asnjë lloj simpatie me partinë tonë. Me partinë tuaj po. Dhe asaj i jam referuar. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2020 20:34