Formacioni më i mirë në historinë e Chelsea (FOTO LAJM)

Premier League ka përjetuar dy epoka të mira të Chelseat, ku nuk kanë munguar trofetë.

Para së gjithash, revolucioni i viteve ’90, i udhëhequr nga Glenn Hoddle, solli emrat të njohur në klubin londinez.

Emra si Ruud Gullit, Gianluca Vialli dhe Ginfranco Zola kaluan në këtë klub dhe ato ishin kohë të shkëlqyera për Chelsean.

Pastaj erdhi epoka e dytë me Roman Abramovich që bleu Chelsean dhe bëri revolucion duke u shndërruar në një projekt në nivel botëror.

Emra të mëdhenj të futbollit kaluan të Chelsea, ku The Sun, ka vendosur t’i fus në një formacion, ku nuk llogariten lojtarët anglez.

Më poshtë e gjeni formacionin më të mirë në Premier League me lojtarë të huajt si dhe trajnerin.

Portier: Petr Cech

Mbrojtës i djathtë: Branislav Ivanovic

Qendërmbrojtës: Ricardo Carvalho

Qendërmbrojtës: Frank Lebouef

Mbrojtës i majtë: Cesar Azpilicueta

Mesfushor: Claude Makelele

Mesfushor: Michael Ballack

Mesfushor: Michael Essien

Sulmues anësor: Gianfranco Zola

Sulmues anësor: Eden Hazard

Sulmues: Didier Drogba

Trajner: Jose Mourinho


Shtuar 7.05.2020 20:32