Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, “blindohet” Shkodra

Shkon në 5 numri i të arrestuarve në lidhje me pengmarrjen, me pasojë vdekjen e shtetasit J. P.

Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka bërë ndalimin e shtetasit F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Aktualisht policia ka “blinduar” Shkodrën dhe po kërkon tre prej personave, që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e Prengës.

Të tre këto grupe kriminale kishin interesa të kokainës dhe së bashku kanë vepruar për t’i bërë presion personave që nuk kanë bërë dorëzimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Një ditë më pare u raportua se ishte pikërisht vëllai i viktimës, që nuk kishte dorëzuar te këto grupe kriminale sasinë e kokainës prej 300 kg. Ndërkohë, nuk dihet ende asgjë për trupin e pajetë të Prengës, por vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut.

Shtuar 29.01.2020 09:55