Si të pastroni dhe mbani si të reja çizmet e kamoshit edhe në ditë me shi

Çizmet e kamoshit janë gjithmonë në trend dhe nuk dalin kurrë nga moda vjeshtë/dimër.

Këto çizme janë shumë të lehta në kombinim dhe të ngrohta kur temperaturat ulen, mirëpo kanë vetëm një problem. Në momentin që lagen apo bëhen me baltë (gjë që nuk mungon në rrugët e Tiranës) ato prishen dhe duken si të vjetra. Nëse kamoshin e pastroni në mënyrë të gabuar, atëherë thojini lamtumirë çizmeve tuaja. Pastrojini këto çizme në mënyrën e duhur që të duken si të reja edhe pas shumë përdorimesh.

1-Investoninë një furçë pastrimi për materialet kamosh. Gjatë kohës që i pastroni me këtë furçë, që mund ta gjeni lehtësisht në supermarkete apo online, sigurohuni që ta përdorni atë në drejtim të fibrave.

2-Përpara pastrimi mbushini çizmet tuaja me letër nga brenda në mënyrë që të ruani formën e tyre pa e prishur gjatë pastrimit apo fërkimit.

3-Më pas merrni një peshqir të pastër dhe bijini sipër çizmeve prej kamoshi. Ajo do të largojë shtresat e pluhurit apo mbetje të tjera.

4-Nëse çizmet tuaja kanë marrë njolla të ndryshme si ujë, vaj apo bari largojini me uthull të bardhë. Një peshqir të pastër lyejini me uthull dhe fërkoni lehtësisht mbi njollën.


Shtuar 29.01.2020 09:54