Rrëmbim kompetencash?! Zbardhet kërkesa e papritur e PS për KLSH

Burime për mediat bëjnë me dije se mazhoranca ka përgatitur një draft për të zhbllokuar procesin e emërimit të kryetarit të ri të KLSH.

Gjithashtu mësohet se propozon shtimin e postit të zëvendëskryetarit të këtij institucioni të rëndësishëm.

“Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit emëron zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zëvendëskryetari emërohet për një mandat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhje më shumë se një herë dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në të gjitha rastet kur vendi i Kryetarit mbetet bosh për shkak të mbarimit të mandatit ose shkarkimit”, thuhet në propozimin e Partisë Socialiste.

Kjo e fundit ia delegon komisionit të ekonomisë kompetencen për të emëruar zëvëndëskryetarin.

“Komisioni për Ekonominë dhe Financat, brenda 15 ditëve vijuese i propozon Kuvendit, kandidaturën që do të komandohet në postin e Zëvendëskryetarit të KLSH dhe do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e emërimit dhe plotësimit të vakancës së Kryetarit të KLSH”

Projektligji pritet të dorezohet së shpejti në Kuvend.


Shtuar 3.06.2020 16:57