Categories: Uncategorized

Rikthim në “skenën e krimit”, PD denoncon vendimin për kazinotë

Partia Demokratike denoncon vendimin e qeverisë për rihapjen e kazinove.

Me një reagim përmes shefit të kabinetit të kryetarit të PD-së, Dorjan Teliti, çdo premtim i Edi Ramës edhe ky u tret për interesa të oligarkëve.

Të lidhura

None found

“Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët”, shkruan ai.

Rikthim në “skenën e krimit”…

Plot dy vjet më parë, nga foltorja e Parlamentit të deligjitimuar, KM deklaronte: …kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, ASNJË LËSHIM NË ASNJË HAPËSIRË TJETËR.

Dhe si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij. Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojërat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qendrën historike të Tiranës.

Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falimentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vuajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore.

Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët.

Koha t’i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike. #-228ditë #ditëmëtëmira

të fundit

Mickoski: RMV-ja aktualisht ka karburantet më të lira në rajon

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thekson se vendi ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon.“Ajo që…

3 minutes ago

Hekuran Murati njofton nisjen e pagesave prej 100 eurosh për studentët

Ka nisur sot ekzekutimi i pagesave shtesë për studentët në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Lajmin e…

7 minutes ago

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dërgon për gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe Eriona Daupajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të dërgojë për gjykim çështjen penale ndaj Astrit Vladit…

10 minutes ago

Moska largon konsullin rumun dhe mbyll përfaqësinë në Shën Petersburg pas vendimit të Bukureshtit

Si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Bukureshtit për të mbyllur konsullatën ruse në Konstancë, Rusia ka njoftuar dëbimin e konsullit të…

11 minutes ago

Gentjan Berberi Suspended from Duty, Disciplinary Investigation Launched After Incident in State Police

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor. Pak…

15 minutes ago

Igballe Huduti responds to Rama after being labeled Qasem Soleimani’s “sister”: I protest against injustices, God sees our deeds

Igballe Berisha Huduti ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ai e etiketoi si “motra” e gjeneralit të Teheranit, Kasem…

15 minutes ago