Categories: maqedoni

Mickoski: RMV-ja aktualisht ka karburantet më të lira në rajon

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se Maqedonia ka aktualisht çmimet më të ulëta të derivateve të naftës në rajon.

Gjatë seancës së sotme të pyetjeve të deputetëve, Mickoski tha se dallimi është i madh në mënyrën se si vendi e përballoi krizën, krahasuar me shumë prej vendeve fqinje. Sipas tij, edhe pse bëhej fjalë për krizën historikisht më të madhe, me pasoja dhe rezultate të ashpra, tre muajt e gjysmë të fundit kaluan, siç u shpreh ai, mjaft lehtë, pasi në asnjë moment nuk u krijua panik, nuk pati dëshpërim dhe nuk u mbajtën konferenca për shtyp në atmosferë paniku, por u punua që qytetarët të mos i ndienin pasojat.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se rezultati i kësaj qasjeje është se vendi ka pasur çmimet dukshëm më të ulëta si gjatë krizës, ashtu edhe tani. Sipas Mickoskit, nëse krahasohen çmimet aktuale, Maqedonia ka bindshëm çmimin më të ulët të karburanteve.

Kryeministri solli edhe një krahasim të çmimeve të dizelit dhe benzinës në vendet e rajonit, duke nënvizuar se sot Maqedonia ka çmimin më të ulët si për naftën, ashtu edhe për benzinën.

“Në Serbi, nëse sot mbushni një litër karburant, çmimi është 1.85 euro për litër, ndërsa nëse mbushni benzinë 95 oktanë, atëherë është 1.63 euro për litër. Nëse shkoni në Kroaci, atje në varësi të faktit nëse mbushni në qytete apo në autostradë, çmimi për naftë sot lëviz nga 1.59 euro deri në 1.85 euro për litër, ndërsa për benzinën çmimi është nga 1.57 deri në 1.73 për litër. Në Slloveni dizelin mund ta blini për 1.72, ndërsa atë pa plumb për 1.60. Nëse vazhdoni më tej dhe arrini në BeH, atje dizelin do ta blini për 1,50 euro, ndërsa benzinën pa plumb për 1.46. Në Mal të Zi dizelin e blini për 1.55 euro, ndërsa benzinën pa plumb për 1,59 euro. Dhe pastaj në Maqedoni, dizelin do ta blini për 1.31, ndërsa atë pa plumb do ta blini për 1.36. Nga 20 deri në 50 centë është diferenca nga karburanti që mbushin qytetarët tek ne dhe qytetarët në këto vende”, theksoi Mickoski.

I pyetur nëse do të ketë masa shtesë, Mickoski u përgjigj se për momentin nuk parashikohen të tilla, pasi çmimet janë në rënie./Telegrafi/

të fundit

Armando Sadiku nderohet nga FSHF-ja dhe duartrokitet nga tifozët

Armando Sadiku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes Shqipëri – Finlandë, në një ceremoni të veçantë lamtumire…

1 minute ago

Srdanovic refuzon ftesën e Serbisë: Zgjedhja ime ka qenë gjithmonë Zvicra

Mbrojtësi i talentuar Loun Srdanovic ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke refuzuar mundësinë…

1 minute ago

Kosova dhe Portugalia shqyrtojnë vendosjen e një linje direkte ajrore

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të…

7 minutes ago

Britani, nëna e dy fëmijëve u godit me thikë në zemër dhe tentoi të shkonte me makinë në spital

Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…

8 minutes ago

Qeveria miraton projektligje për energjinë dhe sigurinë kibernetike, shkarkon zëvendësministrin Endrit Hoxha

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…

8 minutes ago

Kontrolle policore në Vlorë, FNSH dhe Krimet verifikojnë automjete e persona në Çole dhe zona të tjera

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…

9 minutes ago