Categories: kosovë

Hekuran Murati njofton nisjen e pagesave prej 100 eurosh për studentët

Ka filluar sot shpërndarja e pagesave shtesë për studentët, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Njoftimi është bërë nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

Të lidhura

None found

Murati ka sqaruar se ky hap është përmbyllur pasi komisioni verifikues ka marrë dhe ka shqyrtuar të gjitha të dhënat e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.

“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka shkruar Murati.

Studentët që kanë plotësuar kriteret dhe kanë kaluar procesin e verifikimit, do ta marrin mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh drejtpërdrejt në llogaritë e tyre bankare.

të fundit

Rama në Dublin: Integrimi gradual në BE është rruga e duhur, pa normalizim me Kosovën Serbia mbetet peng i së kaluarës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku mban…

11 minutes ago

Murati: Investimet e huaja direkte jashtë sektorit të patundshmërive arrijnë në 300 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se investimet e huaja direkte në Kosovë, duke përjashtuar patundshmëritë, arrijnë në 300…

16 minutes ago

Testimi i kandidatëve më 18 nëntor, Bajraktari ngre alarmin për rrezikun ndaj Gjykatës Kushtetuese

Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka hyrë në një fazë të re, pasi…

16 minutes ago

Balde mund të largohet nga Barcelona në janar, Flick nuk e llogarit në planet e tij

Alejandro Balde po e shqyrton mundësinë e largimit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit 2027, pasi ka humbur hapësirën…

21 minutes ago

Mbappe nuk do të luajë ndaj Italisë, Mayulu merr ftesën e parë

Kylian Mbappe ka munguar në stërvitjen e së mërkurës, ndërsa përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka bërë një ftesë të…

21 minutes ago

Oficeri britanik akuzohet për përdhunimin e një kolegeje në Qipro

Një ushtar britanik është akuzuar për përdhunimin e një ushtareje që shërbente në Forcat Britanike në Qipro. [...]Read More...

27 minutes ago