Rezultoi pozitiv me koronavirus, reagon Drejtoria e Shkollës Jopublike

Një person prej stafit edukativ të shkollës “Omiros” në Korçë ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin, duke vënë në alarm prindërit e fëmijëve.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Drejtoria e Shkollës Jopublike “Omiros”, e cila në një deklaratë zyrtare bën me dije se që në çastin e parë që është konmstatuar pozitiv mësuesi është vepruar me poërgjegjësi të plotë sipas udhëzimeve të institucioneve.

Gjithashtu bëhet e ditur se mësuesi tashmë është vendosur në karantinë dhe po merr ilaçet e nevojshme, ndërsa familjarët e tij i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar negativë.


Shtuar 17.03.2020 17:23