RENEA zbarkon në Korçë, kontrolle të rrepta në çdo cep të qytetit

Policia e Shtetit po kryhen kontrolle të rrepta në Korçë, për të vënë në pranga kriminelë dhe persona të kërkuar nga ligji.

Kontrollet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të masave parandaluese të transportit të paligjshëm të emigrantëve.

Forcat “Shqiponja”, policia Kriminale dhe ajo e Rendit kanë kryer kontrolle mjetesh dhe personash të dyshuar se mund të jenë të përfshirë në vepra kriminale.

Atentatet e ditëve të fundit kanë rritur vigjilencën e efektivëve të policisë.


Shtuar 17.09.2020 18:55