Ramës nuk i del inati me Metën: Pse nuk mbrojte Valbonën në kohën e Saliut

Ditën e djeshme, Presidenti Meta doli kundër ndërtimit të HEC-eve në Vjosë pasi sipas tij, diccka e tillë do të sillte shkatërrim.

Për këtë i është përgjigjur ditën e sotme Rama me një post në rrjetet e tij sociale, ku i kujton se Vjosa është shpallur Park Kombëtar ndaj nuk ka vend për shqetësim.

Të lidhura

None found

Sipas kryeministrit, Meta duhet të kishte mbrojtur edhe Valbonën në kohën kur qeveriste bashkë me ish-kryeministrin Berisha.

“Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!

Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen”, shkruan Rama. /albeu.com/


Shtuar 25.09.2020 11:14