Kryeministrit Edi Rama akoma nuk i ka dalë inati me protestuesit e opoiztës të cilat shkatërruan një vit më parë kërpudhën pranë kryeministrisë.
Rama thotë se pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, kërpurdha është rikthyer në vendin e vet 1 metër më e lartë se sa ishte.
“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËPURDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga cikli i koleksionit të famshëm të disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte
*karakteristika e kësaj këpurdhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shkruan Rama. /albeu.com/