Rama thyen pritshmëritë, pretendon të mbajë pushtetin deri në 2029

“Ata shqiptarë që janë në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit, dhe që kanë një biznes të vogël familjar, do të jenë drita e syve të qeverisë tonë deri në vitin 2029…”

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët ku sipas tij do të jetë në qeveri dëri në vitin 2029.

Gjithashtu kryeministri Rama deklaroi heqjen e TVSH dhe tatim fitimin për biznesin e vogël.

Deklarata e Ramës:

E vërtetë është që paguajnë taksa se më parë, por nuk shoh si një pasojë të çlirimit të biznesit të vogël, që të ikë biznesi i madh fare nga Shqipëria, se nuk do t’i lërë biznesi i vogël të bëjnë evazion.

Kjo do të bëhet, shqiptarët që merren me punë krijuese, që nuk rrinë në Facebook gjithë ditën dhe kërkojnë më komente gjëra nga më të çuditshmet, apo ata që nuk ankohen dhe qahen gjithë ditën, meritojnë respektin e qeverisë.

Ata shqiptarë që janë në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit, dhe që kanë një biznes të vogël familjar, do të jenë drita e syve të qeverisë tonë deri në vitin 2029. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2020 14:10