Rama thumbon liderët europianë: Kujdes, mos vini bast për mua e qeverinë time!

“Mos vini bast ku bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time…”

Rama nuk e ka fshehur dot gëzimin pas Konferencës së Donatorëve, nga e cila doli me 1.15 miliardë Euro për rindërtimin e Shqipërisë.

Gjithashtu Rama tha se shumë kishin vendosur baste që Shqipëria nuk do arrinte që grumbullonte kaq shumë ndihma.

“Bixhozi është ndaluar në Shqipëri dhe pashë shumë njerëz sot që vinin baste sepse natyrisht janë në kërkim të lajmit të keq. Megjithatë e humbën bastin.

Mos vini bast ku bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Po punojmë me miqtë amerikanë dhe këto institucione dhe e dimë shumë mirë se nëse do të gjesh njerëz që ta bëjnë jetë më të vështirë kur shpenzon para i gjen në këtë ndërtesë.

Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka”, ishte kjo fjala e Ramës.


Shtuar 17.02.2020 18:53