Rama shuan shpresat: Do bashkëjetojmë me armikun, kjo periudhë mund të zgjasë deri në 10 muaj!

Kryeministri Edi Rama nuk jep një ditë fikse se kur do të fillojë heqja e masave të marra prej emergjencës së koronavirusit.

“Hapja do të jetë si një ditë çlirimi. Do të jetë një hapje graduale pjesë- pjesë dhe do të bashkëjetojmë më armikun. Do të bashkëjetojmë çdo ditë me armikun, do ta dimë çdo ditë që mund të prekemi nga armiku”, thotë kreu i qeverisë.

Duke folur për “Open” ai deklaroi se kjo situatë mund të zgjasë deri në 2, 3, 5 deri në 10 muaj dhe se disa thonë që mund të zgjasë deri në 3 vjet.


Shtuar 9.04.2020 20:05