E kërcënoi me burg, Rama i përgjigjet Bashës: E humbe busullën?!

Miratimi i listave të hapura dhe ndryshimeve të koalicioneve në Kuvend ditën e sotme, ka prishur balancën dhe marrëveshjen mes palëve politike.

Kryeministri Rama i është adresuar sërish rivalit të tij politik Lulzim Basha, duke i kujtuar se në emër të shqiptarëve vendos Parlamenti.

Ndërsa i konsideron deklaratat e Bashës si kërcënim, Kryeministri thotë se sjellje të tilla tregojnë humbje busulle nga ana e liderit demokrat.

“@lulzimbasha_al reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar!

Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit”, ka shkruar Rama në Twiter.


Shtuar 30.07.2020 15:15