Kryeministri Edi Rama ka dalë në deklaratë për mediat për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend për virusin COVID-19 i cili ka marrë 2 jetë në Shqipëri.
Rama paralajmëroi se në këto ditë të vështira e izolimi, nuk do ti braktisë punonjësit privatë e shtetërorë të cilët, tashmë janë të “papunë” në shtëpi.
“Të ardhurat në buxhetin e shtetit do të bien shumë këtë muaj, dhe muajin tjeter do të bien më shumë…”
Tha Rama duke deklaruar se ky virus e ka gjetur të papërgatitur shtetin duke theksuar se kjo periudhë ende nuk dihet sa do të zgjasë duke rikujtuar edhe dëmet nga tërmeti.
“Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti iu dhemb për të dalë dhe ndajeni mendjen që kjo luftë nuk i ka dhënë askujt lejen për të ndenjur në shtëpi, të hani të pini dhe të merrni njësoj sikur të ishit në punë”, tha Rama. /albeu.com/