Rama: Nga janari, 10 275 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

Kryeministri Edi Rama informon se nga janari i 2020 kanë përfituar 10 mijë e 275 fëmijë bonusin e bebes.

Rama thotë se programi i mbrojtjes sociale mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë duke kujtuar edhe pagesat sipas fëmijëve nëse është i pari, i dyti, i treti apo binjakë.

STATUSI NGA EDI RAMA:

10,275 fëmijë 😇 kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2020. Programi ynë i mbrojtjes sociale vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë❤80,000 lekë fëmija i dytë❤ 120,000 lekë fëmija i tretë❤Binjakë 80,000+80,000.


Shtuar 26.05.2020 19:13