4 vendet turistike që do iu paguajnë nëse shkoni me pushime

Turizmi është dëmtuar më së shumti nga pandemia e COVID-19 dhe për këtë tashmë shtetet po punojnë për “ringjallje.”

Disa vende në botë ofrojnë pagesë për pushuesit duke përfshirë që nga bileta e avionit deri tek hoteli që të shkojnë atje, për të pushuar.

Ka qenë “The Sun” që ka bërë publike pikërisht këto vende dhe ato janë:

1.Siçilia

Nëse ju do të shkoni në Siçili do të keni 3 netë akomodim në hotel, si dhe biletat e muzeve dhe vendeve arkeologjike. Ndër të tjera do të paguajnë gjysmën e biletës së avionit.

2.Meksikë

Dy netë falas ku përfshihen të gjitha shpenzimet për të dyja netët. Gjithashtu edhe zbritje të çmimit të biletës së avionit.

3.Japoni

Nëse keni ëndërruar gjithmonë që të shkoni në Japoni, mund ta shfrytëzoni këtë rast, pasi qeveria japoneze do paguajë gjysmën e çmimit të biletës së avionit, ndërkohë që po mendon lehtësira të tjera.

4.Bullgari

Në Bulgari plazhet do i keni falas, pra nuk do të keni nevojë të paguani për shezlonge.


Shtuar 26.05.2020 19:21