“Rama gënjen sa herë hap gojën”, Basha reagon ndaj paketës anti-KÇK

Sot filloi aktiviteti “Operacioni Forca e Ligjit” (OFL), një njësi speciale operacionale e policisë, e angazhuar në zbatimin e një pakete ligjore të sapomiratruar nga qeveria e Edi Ramës, që synon konfiskimin nga shteti të pasurive të personave të dënuar apo nën hetim për aktivitete kriminale apo terroriste.

Në përurimin e kësaj njësie, Rama tha se “erdhi koha të përgjigjen të gjithë ‘të fortët’ dhe ‘të paprekshmit’ e këtij vendi, për të gjitha pasuritë e tyre”.

Lidhur me këtë aktivitet ka reaguar dhe kryedemkokrati Basha i cili shprehet se Rama është rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë.
Sipas tij, Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën.

Reagimi i plotë i Bashës

Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.


Shtuar 3.02.2020 14:46