Rama falenderon BE-në për ndihmën dhe ka një thirrje: Të shmangim rimbylljen

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme që është edhe Dita e
Europës, ka falenderuar ambasadorin e BE në vendin tonë dhe gjithë delegacionin në Tiranë, përfshirë miqtë në Bruksel për mbështetjen e madhe për Shqipërinë gjatë pandemisë.

Por ai nuk është ndalur në vetëm këtë detaj.

Sipas tij, sot në këtë kohë të luftës me armikun e padukshëm, rrezikohemi nga lëshimi në liri, duke harruar dhe injoruar virusin.

“Jemi të rrezikuar nga injoranca, papërgjeshmëria dhe mungesa e durimit, nga teoritë se virusi është komplot ndërkombëtar dhe grip I zakonshëm dhe jo më larg se para se të vija këtu lexoj se në Korenë e Jugut janë mbyllur të gjitha baret dhe restorantet, pas shtimit të rasteve të reja. Ne nuk do të mbyllemi nga frika, por duhet të shmangim rimbylljen nga papërgjegjshmëria dhe injoranca.”- tha ai.


Shtuar 9.05.2020 11:31