Rama e opozita e re bëhen bashkë e rrëzojnë dy dekretet e Metës

Maxhoranca dhe opozita e re se bashku kanë votuar dhe rrëzuar dy dekrete të presidentit Ilir Meta.

Konkretisht, janë rrëzuar dekretet që kanë të bëjnë me nismën “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave” dhe ligji për portin e jahteve në Proto-Romano Durrës.

Nisma e shërbimit të pagesave mori 89 vota kundër nga deputetët e PS-së dhe nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa 14 deputetë kanë votuar pro saj dhe 7 kanë abstenuar.

Dekreti i presidentit për kontratën e portit të jahteve Porto-Romano, Durrës u rrëzua me 85 vota kundër, 16 vota pro dhe 8 vota abstenim.

Ndërkohë, tri aktet normative të qeverisë kanë marrë mbi 90 vota në parlament. Po ashtu, mësohet se maxhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër nismën e propozuar nga nënkryetari i Kuvendit, Mylsym Murrizi për të realizuar procesin e Lustracionit të personave të kanë shërbyer gjatë regjimit komunist. Ndaj kësaj nisme është votuar me 30 vota pro, ndërsa 6 deputetë ishin abstenim.


Shtuar 25.06.2020 15:48