Rama e Basha bien në një mendje për koronavirusin, asnjëri nuk pranon të bëjë testin!

Në një kohë që Shqipëria ka kaluar 250 të prekur nga COVID-19, dy liderat politikë në vend, Rama dhe Basha kanë deklaruar se nuk e kanë bërë testin e koronavirusit.

Pavarësisht se kanë ide të ndryshme, Rama dhe Basha i bashkon fakti që nuk kanë simptoma e për këtë arsye nuk u është dashur të kryejnë testet.

Teksa u pyet për këtë çështje, Basha dha këtë përgjigje sot për gazetarët.

Lulzim Basha: Deri tani nuk ka pasur asnjë indikacion sipas këshillave të mjekëve apo të protokolleve të sigurisë të më detyronte të bëja testin.

Ndërsa shefi i qeverisë në një intervistë për “Provokacia” insistoi se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma.

Edi Rama: Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka.


Shtuar 1.04.2020 15:05