Qeveria merr masa ekstreme: Kush hap lokalin, gjobë 20 milionë lekë!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka një apel të hapur ndaj të gjithë qytetarëve të cilët nuk zbatojnë rregullat, për mos prekjen e koronavirusit.

“Për të thënë të vërtetën, ka ende jo pak qytetarë që i sfidojnë këto rekomandime e rregulla që kemi nxjerrë. Nuk është fenomen dhe as vetëm shqiptar.

Kjo është tamam çfarë mbjell sot, do të korrësh nesër, prandaj qeveritë dhe njësoj dhe qeveria jonë, bazuar në sugjerimet e komitetit të ekspertëve kanë përgjegjësinë e përshkallëzimit të masave.

Qytetarët nuk e kanë marrë siç shihet me seëiozitetin e duhur, shmangien e mjediseve publike, bareve e restoranteve, shumë prej të cilave kanë qenë të mbipopulluara.

Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri por për t’u mbrojtur prej tij. Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nesër të kemi pasoja që sot mund t’i shmangim. A i duam aq sa themi fëmijët tanë, të moshuarit, prindërit? Them se po, atëherë ta tregojmë me vepra.

Ndaj duke kërkuar mirëkuptimin e gjithësecilit, në këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë së bashku, ju bëj me dije se në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me vendim te Komitetit te Eksperteve i kam propozuar Këshillit të Ministrave përshkallëzimin e masave si më poshtë:

MASAT E MARRA

Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë Urdhërin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetare qe nuk zbatojne vetkarantinimin pas konfirmimit te diagnozes.

Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj”.


Shtuar 11.03.2020 16:15