Erdhën nga Italia 5 ditë më parë, familja e përmetarit vetëkarantinohet

11 të prekur dhe 1 e vdekur, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri.

Një tregtar i vogël në qytetin e Përmetit është vetizoluar në karantine shtëpiake së bashku me 4 pjesëtaret e familjes së tij.

Bëhet fjalë për shtetasin S.P. 49 nga qyteti i Përmetit, i cili kishte ardhur përmes Aeroportit te Rinasit nga Italia.

Njëkohësisht ai ka ulur edhe qepenat e supermarketit të tij në qytetin e Përmetit për të pamundësuar çdo rrezik të mundshëm kundrejt klientëve të tij.

Tregtari përmetar nuk ka pasur shenja për Koronavirus, por ai thjesht u vetkarantinua me familjen pasi kishte ardhur nga Italia pesë ditë më parë.


Shtuar 11.03.2020 16:22