“Qelbet era korrupsion”, dy mjekët që kuruan Lamajn kërkojnë ndryshimin e prokurores

Dy mjekët e arrestuar për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërteës” Viktor Marku dhe Besim Lama, lidhur me atentatin e dy biznesmenëve në Laç kanë kërkuar përjashtimin e prokurores Arjola Prenci dhe zëvendësimin e saj me një prokuror tjetër.

Ata shprehen se veprimet e saj në raport me Kliniken Amavita “qelben” era korrupsion.

Gjithashtu mjekët në kërkesë argumentojnë se kanë mësuar se Arjola Prenci është bashkëshortja e ish-prokurorit të Pukes Pëllumb Prençi i arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion.

Mësohet se të dyshuarit, nëpërmjet mbrojtësve të tyre Av. Arbër Hoxha dhe Av. Dritan Metani kanë depozituar ankimet përkatëse duke kërkuar lirinë nga Gjykata e Apelit.


Shtuar 29.06.2020 11:10