Pyetja në provimin e Letërsisë bën lëmsh maturantët: Çfarë bëri Turi se më iku truri?!

Të pakënaqur nga teza e provimit të Letërsisë, maturantët kanë dalë në protestë ditën e sotme para ministrisë së Arsimit.

Maturantët janë ankuar për shkak se sipas tyre provimi ishte shumë i vështirë dhe pyetjet ishin abstrakte.

Shumë pankarta i drejtoheshin “Turit”, personazhit të një pyetje në këtë provim, i cili ka shkaktuar habi tek maturantët.

Pyetja:

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të, bërtisnin nga euforia.

Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara.

Madje dhe Turi, i cili fillimisht ishte ndjerë i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi fríkën kur valët e akullta pèrplaseshin mbi të.

Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

A) Duke u përqëndruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.

B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.

C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.

D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.

_______

Si mendoni ju? /albeu.com/


Shtuar 12.06.2020 16:14