ZYRTARE/ Dortmund prezanton Can, gjermani mesazh prekës për Juven

Emre Can është zyrtarisht lojtari i Dortmundit.

Gjermani ka kaluar te verdhezinjtë në huazim deri në fund të sezonit dhe më pas blerjen përfundimtare për 27 milion euro, shkruan Albeu.com

Menjëherë pas zyrtarizimit ai lëshoi një mesazh prekës për Juven.

Postimi i Emre Can:

“Dua ti them faleminderit të gjithëve te Juventus për mbështetjen e tyre. Për shokët e mi të skuadrës, stafin dhe të gjithë ata pas skenës. Ishte një nder të përfaqësoja këtë klub të shkëlqyeshëm dhe do t’i mbaj kujtimet në zemrën time. Faleminderit dhe Forza Juve. /albeu.com/


Shtuar 31.01.2020 18:21