Punonjësit e doganës së Tushemishtit dhe stafi mjekësor që ka qëndruar atje janë vetëkarantinuar.
Kjo për shkak se dyshohet për një person të prekur me COVID-19 në këtë pikë doganore.
Sipas burimeve pranë pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit bëhet e ditur se punonjësit janë drejt ditëve të fundit të vetkarantinimit.
Nga ana tjetër dogana e Tushemishtit është mbyllur që në datën 13 mars.