Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është përfshirë në një debat me gazetaren e njohur Anila Hoxha, në lidhje me operacionet anti- KÇK.
Gazetarja e ka pyetur ministrin për rastin e Altin Hajrit, për të cilin thotë se në vend që të arrestohet, atij i sekuestrohet pasuria. Përgjigjja e Lleshajt në lidhje me këtë çështje ishte se sipas tij, sekuestrimi bëhet që t’i ndërpriten financimet dhe të mos ketë mundësi të veprojë.
Të lidhura
None found
Pjesë nga debati
Nuk është e rëndësishme të ndalohet Altin Hajri? Nuk është histori suksesi.
“Procedimi penal është një çështje e policisë. Ky ligj nuk është bërë për procedim penal. Arrestimi nuk bëhen nga ky ligj. Merremi me të dyja. Me pronën e marrë se mund ta bëjmë me atë tjetrin kur të mundemi. Qasja e re është më shumë t’i kapësh financat. Ai është çështje kohe”.
