PS depoziton në Kuvend draftin për listat e hapura

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për listat e hapura dhe koalicionet e cila pritet të diskutohet në ditët në vijim në Komisionin e Ligjeve.

Në konferencën e Kryetarëve të mbledhur sot, po flitet për kalendarin e punimeve, projektligjet e mbetura ende pezull dhe dhe drafti i propozuar nga PS për ndryshinet në Kodin e ri zgjedhor.

Si datë shqyrtimi është vendosur 1 tetori. Mdërkohë, deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.


Shtuar 23.09.2020 08:36