Prindër të tre fëmijëve: Ky është burri që qëlloi me thikë derisa i mori jetën bashkëshortes

Një krim makabër ka ndodhur mesnatën e djeshme në Durrës ku Lulzim Cuko qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Manjola Cuko dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se kanë qenë pikërisht motivet e xhelozisë shkaku i vrasjes së 33 vjeçares.

Çifti Lika kanë tre fëmijë të vegjël, më i madhi 10 vjeç dhe më i vogli 2 vjeç, përkatësisht dy vajza dhe një djalë. 45 vjeçari shkonte herë pas here në Greqi si emigrant.

Kanë qenë pikërisht të bërtiturat e viktimës që kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë mësohet se familjarët e 33-vjeçares, kanë marrë trupin dhe do ta varrosin në Dibër.

45 vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”./albeu.com


Shtuar 2.02.2020 08:46