Prej kohësh në arrati, kush është shqiptari që u ngjit në çati për t’i shpëtuar policisë

Një 51 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohej për trafik të lëndëve narkotike.

Ai u kap në Foggia ndrësa mësohet se prej kohësh ishte në arrati dhe konsiderohej si një person i rrezikshëm, trafikant droge.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që nga janari i 2020. Ne atë kohe, kur u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptar që trafikonte drogë e armë në territorin e Puglias ai i shpetoi operacionit te antidrogës.

Policia shkoi pranë një banese në Foggia, ku shqiptari jetonte. Në kohën që karabinierët kanë dashur ta arrestojnë, shqiptari hipi mbi catinë e banesës ku jetonte, mirëpo nuk arriti të ikë.

Mbi të rëndojnë një sërë akuzash si trafik i marijuanës, kokainës, heroinës e hashashit si dhe anëtar i një grupi kriminal me veprim në Andria, Barletta, Foggia, Cerignola e pothuajse në të gjithë territorin verior në provincën e Barit. /albeu.com/


Shtuar 8.02.2020 14:44