Çfarë po ndodh? Policia blindon Vlorën

Policia ka nisur një operacion blic në qytetin e Vlorës.

Policia lokale ka bërë një plan masash, i hartuar prej disa ditësh, ndërsa vetëm mbrëmjen e sotme është vënë në funskion.

Po kontrollohen imtësisht makinat e shtrenjta, ndërsa janë ngritur postoblloqe në lagjje të qytetit ku dyshohet se strehohen persona me rrezikshmëri të lartë apo në kërkim.

Burime për RTV Ora theksojnë se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.


Shtuar 24.09.2020 21:10